INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oriola Marashi bashkëpunon me Noizyn dhe Varrosin por e ëma e saj ka dy fjalë për ta [FOTO]

Oriola Marashi bashkëpunon me Noizyn dhe Varrosin por e ëma e saj ka dy fjalë për ta [FOTO]

Publikuar më: 23:14 05-11-2017

Oriola Marashi është ndër vajzat më përfolura dhe më seksi të Shqipërisë. Suksesi i saj më i madh i kësaj vere, ishte pjesëmarrja në këngën ‘Mama’ të Jonas Blue, e cila ka arritur plot 349 milionë klikime në YouTube. Por Oriolën tashmë nuk do e shohim vetëm si modele pasi ajo është edhe këngëtare. Së fundmi ajo është bashkuar më labelin OTR dhe gjithmone ehte perfolur per marredhenien mes saj dhe dy prej personazheve kryesore te grupuit, Noizyn dhe Varrosin. Marashi është duke u përgatitur dhe këngën e saj të pare dhe mamaja e saj njëherësh ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj në një intervistë për “Thumb” ka treguar për marrëdhënien e vajzës së saj me dy reperat dhe se çfarë mendon ajo për ta.

Xhoi është pyetur edhe nëse Oriola shkon ndonjëherë në shtëpi, dhe kesaj pyetje iu përgjigj kështu:

“Rrallëherë vjen, sa për t’u ushqyer, për të fjetur gjumë. Kur rriten fëmijët duhet t’i takosh me axhendë dhe unë Orin shpesh i le axhendën… Do e takosh mamin sot?”

Gjithashtu, e ëma e Orioles ka treguar edhe për takimin e saj me Noizyn dhe Varrosin:

I kam takuar ata të dy. Kisha tjetër imazh nga gjërat që thuheshin në portale, në rrjete sociale dhe në televizion. Ata janë dy djem fantastikë, jam e kënaqur që bashkëpunon me ta!”

sd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117