Sot është një ditë e gëzueshme për modelen Oriola Marashi. Ajo sot ka ditëlindjen edhe mbush plot 22-vjeç.
Një urim special e ka marrë pikërisht nga miku i saj Noizy i cili i ka organizuar një festë në studion muzikore dhe këtë na e ka treguar me një video të postuar në Instastory të cilën e ka fshirë më pas.
Noizy më pas ka postuar edhe një video të shkurtër gjithashtu në Instastory ku tregon tortën e ditëlindjes që i ka dhuruar modeles.
“Edhe 100 Oriola, nga grupi” shkruhet në tortën që i dedikohet anëtares seksi të grupit OTR për 22-vjetorin e saj.