Ajo është vajza seksi që ‘i çmend’ të gjithë.
Çdo dalje apo postim i saj do të komentohet gjerësisht, madje duke bërë zhurmë. E njëjta gjë ndodhi edhe me foton e fundit të postuar nga Oriola Marashi. Modelja i ka mjaft të rralla intervistat pasi po pret që të publikojë edhe projektin e saj të parë muzikor. Megjithatë të gjithë e panë intervistën e saj në emisionin ‘Xing me Ermalin’. E veshur e gjitha me të kuqe, Oriola na ktheu 17 vite pas. Të njëjtën veshje ia kemi parë këngëtares Britney Spears e cila e mbante në klipin ‘Oops I did it again’. Cilës i rri më mirë? /intv.al/