Oriola Marashi, është modelja që prej kohësh ka marrë vëmendjen e publikut për bukurinë që ka.
Kohëve të fundit, na ka suprizuar të gjithëve me fotot e postuara në studion e grupit OTR. Është zyrtarizuar tashmë që Oriola është bërë pjesë e grupit, duke na treguar që di edhe të këndojë. Burime të afërta pranë intv.al thonë që së shpejti ajo do të vijë në një bashkëpunim me Noizyn. Duket që mbretëresha e ardhshme OTR do të jetë modelja Marashi. Na mbetet vetëm të presim çfarë do të na sjellin, por jemi të bindur që ai do të jetë një hit. /intv.al/