Modelja Oriola Marashi ka dalluar gjithmonë për format e saj perfekte. Ajo është shumë aktive në instagram ku e shohim të postojë foto nga momentet e saj të punës, por nuk mungojnë as momentet nga jeta private.
Ajo është e lidhur tashmë prej kohësh me futbollistin Eros Grezda dhe shpesh herë i shohim të ndajnë foto me njëri tjetrin, apo të bëjnë komente të ndryshme në fotot e njëri tjetrit.
Këtë herë Oriola vjen më joshëse se kurrë, pozon mbi shtrat me një top krop dhe një palë të brendshme ngjyrë rozë, ndërsa në duar mban një lap top.
Ajo duket në formë perfekte dhe shumë joshëse, ndërsa krahas fotove shkruan: “jam e rezervuar dhe e zënë me punë”.
Oriola ka marrë pafund komente dhe komplimenta nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë setin e saj të fundit fotografik nga dhoma e gjumit.