Oriola Marashi është pjesëtarja më e re dhe mos thënë ajo më seksi e grupit OTR. Modelja ka postuar një foto mjaft provokuese në rrjete sociale dhe me mbishkrimin e saj ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen e të gjithëve.
‘’Nëqoftëse ferrari do ishte femër’’, shkruan Marashi në foton e postuar duke ‘çmendur’ rrjetin me format perfekte trupore. Por normal që pritej edhe një koment nga lideri i grupit OTR, Noizy, shkruan intv.al. Reperi në garazhin e tij mes makinave luksoze ka edhe një Ferrari të cilën e quan “Shakira” prandaj dhe pritej komenti I tij.
“Njihem si i pari erdha me @oriolamarashi”, shkruan Zinizin, duke përshtatur kështu me tekstin e këngës se tij, “100 kile”, ku në tekst është “erdha me Ferrari”./intv.al/