Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë çifti më i ri i showbizit shqiptar të cilët e kaluan karantinën së bashku në Kroaci, aty ku po qëndron aktualisht futbollisti. Erosi e pranoi vetë në një intervistë se po jeton më të dashurën dhe se po kalojnë shumë mirë së bashku.
Ai festoi gjithashtu edhe ditëlindjen gjatë periudhës së karantinës dhe pamë që Oriola përgatit një tortë surprizë për të.
Ndërkohë në një foto të fundit të Oriolës postuar në instagram, ku modelja shfaqet me një palë bikini trup në ngjyrë të bardhë nuk kishte si të mungonte komenti i Erosit i cili ka vendosur tre emoji me sytë me zemra.
Modelja ja ka kthyer gjithashtu me zemra dhe puthje duke e shprehur këtë herë hapur dashurinë për njëri tjetrin.