Bëri zgjedhjen e duhur?
Oriola Marashi është një ndër vajzat më provokuese të shoëbizit shqiptar, të cilën e kemi parë gjithmonë me veshje ekstravagante dhe mjaft seksi duke i lënë të gjithë me gojë hapur.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria dhe shpesh herë tërheq vëmendjen e të gjithëve me pozat e saj seksi. Së fundmi ajo ka ndryshuar pamjen e saj dhe duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.
Në një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Oriola shfaqet në një salon bukurie në Prishtinë, ku duket se po i stilon flokët deri tek pjesa e supeve. Nuk e dimë me siguri nëse modelja ka guxuar të lyejë flokët apo ka vendosur sërish paruken bjonde, me të cilën u shfaq në Paris disa javë më parë, por rëndësi ka që duket seksi.