Oriola Marashi, di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me fotot dhe videot e saj seksi. Prej gati një muaj ajo ishte tërhequr nga rrjetet sociale dhe nuk kishte postuar as video dhe as foto.
Mirëpo ditën e sotme Oriola është rikthyer më përvëluese se kurrë më parë. Modelja simpatike ka postuar në Instastory një video ku shfaqet me një palë mbathje të dekoruara dhe një bluzë të shkurtër që i vë në dukje gjoksin e saj bombastik.
Oriola shfaqet në këtë video duke tymosur një cigare teksa shikon nga kamera. Kaq është dashur dhe fansat e saj kanë filluar nga komplimetat.
E nëse shumë e kanë komplimentuar miku i saj më i mirë Noizy e ka akuzuar për photoshop, sigurisht që me një ironi në formë shakaje. Oriola i ka kthyer përgjigje duke i thënë: “e hëngrën prap këta”.