Oriola Marashi padyshim është një ndër pjesëtaret më seksi të grupit më të suksesshëm në Shqipëri. Ajo u bë pjesë e OTR para disa muajsh. Oriola që pas bashkimit me grupin me të famshëm në Shqipëri, deklaroi se së shpejti do ta shihnim edhe atë në fushën e muzikë.
Oriola para disa kohësh u përfol për një lidhje me njërin prej pjesëtarëve të OTR-it, gjë që nuk u pranua në mënyrë kategorike nga Oriola. Kohët e fundit ajo është parë në shoqërinë e shumë prej pjesëtarëve të grupit, veçanërisht në shoqërinë e Varrosit apo Noizyt.
Së fundi ajo ka postuar një foto në InstaStory, ku shfaqet bashkë më Varrosin dhe si mbishkrim të fotos ajo ka shkruar “me jetën ”. Mesa duket Oriola dhe Varrosi kanë një marrëdhënie shumë shoqërore mes tyre këtë e vërteton edhe mbishkrimi që modelja ka bërë në foton e postuar në profilin saj në Instagram.