Të jesh anëtare e OTR, duhet të kesh edhe atë genin prej gangstereje.
Por Oriola Marashi me këtë video na tregoi të kundërtën. Modelja prej pak kohësh është bërë pjesë e labelit OTR ku edhe po starton për herë të parë karrierën si këngëtare. Megjithatë, përpos anagzhimeve në studio, ajo arrin të gjejë kohë edhe për shoqërinë e vjetër. Madje me njërin prej tyre i kishte marrëdhëniet e acaruar dhe nuk flisnin prej kohësh. Miku i tyre i përbashkët, Endrit Mertiri, po bënte tentativa për të pajtuar Oriola Marashin me Alban Ramosajn. Dhe modelja e hëngri presionin e bërë nga fotografi, gjë që rezultoi me pajtimin e dy miqve të vjetër. “E hëngra presionin”, shkruan ajo mbi video./intv.al/