Oriola Marashi dhe Noizy shpesh herë i bëjnë njëri-tjetrit komente mjaft pikante. Nëse bëni një ‘xhiro’ në Instagram-in e Oriolës do shohni se në të shumtat e fotove te saj ka komente pikante ku herë herë e fëlliq para të gjithëve.
Modelen shqiptare shpesh herë e shohim pa make-up por së fundmi na habiti me fotot e reja. Transformimi është i dukshëm por çka mori vëmendje sërish është komenti i Noizy-t. Sërish e ‘turpëron’ para të gjithëve.
“Balli jot si shpull”, shkruan reperi pak minuta pas postimit të Oriolës dhe kështu filluan të gjithë të qeshin me batutën e Zinizin./intv.al/