Zakonisht jemi mësuar që marrëdhëniet ish grua- dhe një e dashur aktuale, t’i cilësojmë shumë armiqësore.
Por ish bashkëshortja Miranda Kerr dhe e dashura aktuale Katy Perry, e Orlando Bloom e kanë thyer këtë rregull. Ato të dyja jo vetëm që nuk i bezdis prania e njëra-tjetrës por edhe ndihen mirë duke u shfaqur si dy mikesha të ngushta. Vajzat janë para bashkë në një event mode në Los Angeles teksa argëtoheshin si dhe kanë postuar edhe selfie në rrjetet sociale.
Këngëtarja e ka konfirmuar lidhjen e saj me Bloom muajin e kaluar dhe menjëherë pas kësaj filloi të hamendësohej se ajo kishte një inat të theksuar ndaj Miranda Kerr, por ky takim i tyre i fundit vërteton të kundërtën. Momentalisht, Miranda Kerr është në një lidhje me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel ndërkohë që ky i fundit nuk është bërë aspak xheloz që në festë ka qenë i pranishëm edhe ish bashkëshorti i Kerr, Orlando Bloom. Çifte si këta janë për t’u marrë shembull.