Më në fund Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë vendosur ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre edhe përmes Instagramit.
Ka qenë këngëtarja 31 vjeçare që ka postuar një foto nga Kana e Francës, së bashku me të dashurin e saj të disa muajve, Orlando Bloom. Edhe pse foto është e kapur në distancë, gjithsesi mund të kuptojmë që dy artistët po kalojnë një kohë të mrekullueshme krah njëri tjetrit në vendin e dashurisë, aty ku ndodhen në kuadër të festivalit të filmit.