Orlando Bloom dhe Katy Perry duket sikur po i shijojnë shumë pushimet e tyre, dhe sigurohen që për asnjë moment mos t’i ndajnë duart nga njëri-tjetri. Fotot nudo të Bloom para disa ditësh “çmendën” internetin, por nëse ju mendonit se i kishit parë të gjitha aktori nuk e la me aq. Foto të tjera intime të yllit të “Piratët e Karaibeve” dhe këngëtares Katy Perry janë publikuar, e pushimet e tyre në ishullin e Sardenjas, po bëhen edhe më të nxehta.
Çifti duken më të dashuruar se kurrë, teksa relaksoheshin në bregdet, me këngëtaren që po konsumonte një pije, dhe aktori që e puthte dhe përqafonte. Bloom nuk po i rezistonte gjoksit bombastik të të dashurës së tij, dhe shpesh herë e prekte atë. Duke i shtuar edhe pjesën kur aktori 39 vjeçar heq pantallonat në ujë, kuptojë se fjala “kompleksitet” nuk ekziston në fjalorin e tyre.