"10 deri në 12 persona të zhdukur",- ky është bilanci i të zhdukurve nga orteku që ndodhi në Crans-Montanas, në Zvicër sipas raportimeve të bërë nga polica gjatë një komunikate zyrtare.
“Një ortek ra në sektorin e Plaine-Morte, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë në vendngjarje. Disa njerëz janë zënë poshtë nga orteku”,- tha policia kantonale e Valais në një Tweet.
"Katër skiatorë janë shpëtuar, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore",- raportohet nga mediat lokale.
Sipas raportime të bërë nga mediat lokale, nga aksidenti i ndodhur, disa skiatorë janë zënë poshtë nga një ortek i përmasave të mëdha, madje gazeta "Nouvelliste", ka raportuar se numri i të humburve është më i lartë se ai i bërë publik nga policia.
Mësohet se shkak për këtë janë bërë temperaturat e ngrohta gjatë javës.