INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE deklaratë për çështjen Balili: ‘’Përgëzojmë policinë për luftën kundër krimit të organizuar’’

OSBE deklaratë për çështjen Balili: ‘’Përgëzojmë policinë për luftën kundër krimit të organizuar’’

Publikuar më: 20:31 15-01-2019

Misioni i OSBE në Shqipëri ka reaguar për dorëzimin në polici të trafikantit të dorgës Klement Balili, i konsideruar si 'Eskobari i Ballkanit'.

OSBE ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e Balilit, ndërsa ka theksuar se përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri.

'Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës', ka shkruar misioni i OSBE në Shqipëri.

Kujtojmë se rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, Kalement Balili ka vendosur të dorëzohet pranë fshatit të tij Stjar, në Sarandë, për tu shoqëruar drejt Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998