Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thotë se do të jetë pjesë e monitoruesve të tjerë ndërkombëtarë, që do t’i vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, këtë të diel. Në njoftimin e OSBE theksohet se 45 përfaqësues të 18 shteteve, do t’i monitorojnë zgjedhjet së bashku me 300 vetë, që tashmë janë vendosur nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR).
Sipas analistëve këto zgjedhje parashikohen të jenë me rezultate surprizuese. Ndërsa gjatë fushatës deri më tani janë shënuar shumë incidente.