INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE/ODIHR publikon raportin 'bombë' për votimet e 30 qershorit

OSBE/ODIHR publikon raportin 'bombë' për votimet e 30 qershorit

Publikuar më: 08:50 05-09-2019

Në raportin final të OSBE/ODHIR, i cili përbëhet nga 34 faqe, është komentuar gjerësisht edhe dita e zgjedhjeve me 30 qershor. Në gjetjet e raporti thuhet se kjo ditë shkoi përgjithësisht e qetë, pavarësisht tensioneve dhe rasteve të tjera të izoluar që u shaktuan nga grupe të caktuara individësh.

Problematikat në ditën e zgjedhjeve me 30 qershor:
-Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë, përveç disa tensioneve të vogla. Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shënjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit.
-Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë.
-U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjerë.
-U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim.
-Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve”.

KONTEKSTI POLITIK
Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji.
PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, dorëzuan mandatet e tyre parlamentare në Shkurt 2019, pasi Parlamenti votoi kundër iniciativës së tyre për vettingun e politikanëve.

SISTEMI ELEKTORAL DHE BAZA LIGJORE
Nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit.

Puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua nga opozita në Dhjetor 2018, dhe reforma zgjedhore u ndalua nga mungesa e marrëveshjes politike.
Shumica e Rekomandimeve të mëparshme të vëzhguesve të ODIHR kanë mbetur të paadresuara.
Mungesa e qartësisë në disa dispozita të Kodit Zgjedhor mundësoi perceptimin paragjykues mbi mënyrën e zbatimit të tyre nga KQZ.

ADMINISTRATA ZGJEDHORE
Mospranimi i komisionerëve të opozitës në administratën zgjedhore për shkak të interpretimit të ligjit nga KQZ, e ka administratën zgjedhore politikisht të pabalancuar. Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve.
Në disa raste KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim. Disa vendime të KQZ-së, përfshirë ato për mohimet dhe ankesat për regjistrimin e kandidatëve, u publikuan me një vonesë të konsiderueshme, gjë që cenoi transparencën.
Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan se komisionerët e emëruar kryesisht nga KQZ, që duhet të ishin ekspert të pavarur, në fakt ishin pa përvojën e duhur ose në të vërtetë ishin përfaqësues të PS.

REGJISTRIMI I KANDIDATËVE
KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji.

FUSHATA ZGJEDHORE
Fushata zgjedhore ishte e padukshme. Ajo u përqëndrua më shumë në debatin poliitk për pjesëmarjen e opozitës në zgjedhje dhe rreth datës së zgjedhjeve.
Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar preferencën e tyre politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

VËZHGUESIT ZGJEDHOR

Vëzhguesit ndërkombëtar nuk u lejuan sipas ligjit që të vëzhgonin procesin e mbylljes së qendrave të votimit, të vlerësonin protokollin tabelimit të rezultatit të votimit, duke kufizuar kështu aftësinë e tyre për të shqyrtuar në mënyrë efektive proceset e numërimit dhe tabelimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037407875061035