INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

OSBE/ODIHR: Vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje i takon partive [VIDEO]

Publikuar më: 15:22 09-05-2017

Vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR kanë nisur nga sot zyrtarisht punën e tyre në vendin tonë në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Ambasadori Peter Tejler është në krye të vëzhguesve afatgjatë, i përbërë nga 39 ekspertë. Por puna e tyre është ndryshe nga herët e tjera, pasi opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në një proces zgjedhor pa krijimin e qeverisë teknike. Megjithatë në daljen e parë përballë gazetareve, ambasadori Peter Tejler nuk ka dashur të përfshihet ën debatin politik mbi pjesëmarrjen apo jo të demokratëve në zgjedhje.
Peter Tejler:
“Vendimi për të marrë pjesë ose jo në zgjedhje i takon partive politike”.
Tayler ishte i drejtpërdrejtë me mediat kur tha se puna e tij janë zgjedhjet dhe jo situata politike, madje duke ju kërkuar atyre që mos të kërkojnë opinione mbi të.
Peter Tejler:
“Nuk jemi këtu për të komentuar situatën e brendshme në Shqipëri. Por jemi këtu për të thënë nëse procesi është transparent, nëse ka barazi dhe zbatohet sipas standardeve dhe rregullave ligjore të Shqipëri. Ne duam të sigurohemi që ato të mbahen në mënyrë transparente dhe korrekte. Regjistrimi ose jo nuk do të cenojë punën tonë. Ne do të raportojmë për procesin. Opinioni ynë do të jepet në raportin pas zgjedhjeve”.
Misioni i vëzhguesve të OSBE janë afatgjatë dhe afatshkurtër. Nga sot kanë mbërritur në vendin tonë 39 vëzhguesit afatgjatë ndërsa për vëzhgimin e procesit zgjedhor do të mbërrijnë në vendin tonë edhe 30 vëzhgues afatshkurta.

 

Article Logic
Execution time: 0.004302978515625