INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE për opozitën: Duhet të jetë më serioze dhe efektive, ka një ndryshim mes protestave të sinqerta popullore dhe...

OSBE për opozitën: Duhet të jetë më serioze dhe efektive, ka një ndryshim mes protestave të sinqerta popullore dhe...

Publikuar më: 08:55 22-05-2019

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt është shprehur se qeveria ka nevojë për një opozitë më serioze dhe më efektive. Diplomati i OSBE-së u drejtohet jo vetëm atyre që janë në parlament, por edhe opozitës PD-LSI që dogjën mandatet duke dalë në protesta.

"Ne vazhdojmë t'u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit – dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu – se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët", thotë ai.

Borchardt ka dhe një mesazh për të rinjtë ku deklaron se ata kanë spikatur në të gjitha lëvizjet popullore, që kanë sfiduar sistemet e kalbura politike dhe kanë siguruar përparime në të drejtat e njeriut.

"Në Shqipëri, kemi parë dinamizmin dhe ndikimin e angazhimit dhe idealeve të të rinjve. Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër importit të mbetjeve; të rinjtë përdorën energjinë dhe krijimtarinë e tyre për të protestuar kundër projekteve hidrike në rajonet e bukura e të mbrojtura të vendit; në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në arsim".

Bernd Borchardt ndalet edhe te protesta e dhunshme e opozitës ku u sulmua Kryeministria me molotov, të cilin ai e dënoi ndërsa më pas në pallatin ku ai banon të rinjtë opozitarë shkruan një parullë kundër tij. "Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private".

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583