Ashtu si edhe pritej, në monologun e tij, komediani Chris Rock nuk la askënd pa përmendur në ndarjen e çmimeve Oscar.
Megjithëse u përfol shumë për një bojkot të mundshëm nga ana e tij për asye të nominimeve të këtij viti, të cilat sipas artistëve me ngjyrë nuk ishin aspak të drejta, Chris Rock u ngjit në skenë në rolin e prezantuesit të këtij eventi gjigand. Me humorin e tij fin, ai nuk kurseu askënd nga artistët me ngjyrë, duke shprehur kështu presionin e ushtruar ndaj tij nga Spike Lee, Will Smith dhe Jada Smith për ta bojkotuar natën gala të Oscar-ve. Batutat e Rock shkaktuan të qeshura mes të pranishmëve dhe mesazhi u dërgua qartë. Asgje nuk ishte organizuar si një diskriminim për artistët me ngjyrë, por ishte vetëm një rastësi e këtij viti, prandaj nuk ka vend për hatërmbetje. Bravo Chris!