E ndërsa çmimet Oskar po afrohen, një tjetër detaj është zbuluar nga ceremonia e madhe.
Këtë herë është fjala për çantat e dhuratave që do shpërndahen për pjesëmarrësit mbrëmjen e 28 shkurtit. Sipas kompanisë Distinctive Assets që do të kujdeset për to, çdo çantë do të mbajë vlerën e 200 mijë dollarëve. Kjo për shkak se këtë vit ato do të përfshijnë ndër të tjera një udhëtim të klasit të parë për në Izrael si dhe një vit abonim për marrjen me qera të makinave pranë kompanisë Silvercar. Organizatorët i kanë përshkruar çantat e dhuratave të këtij viti si diçka funksionale por njëkohësisht argëtuese që ka për qëllim t'u tregojë atyre që kanë para pafund se mund ti kënaqesh jetës edhe me dhurata të vogla. Të vogla i thënshin!