Një tjetër pikë kulminante e mbrëmjes së Oscarve ka qenë padyshim vlerësimi i Sam Smith për kolonën zanore "Writings On The Wall", të filmit "Spectre".
Këngëtari 23-vjeçar ka ngelur thuajse pa fjalë teksa emri i tij është thirrur para atij të Lady Gaga-s apo The Weeknd, që gjithashtu ishin të nominuar. Teksa ka pranuar çmimin, Smith i emocionuar është shprehur se ia dedikon atë komunitetit LGBT në mbarë botën, me shpresën se një ditë të gjithë do të ndihen të barabartë.