INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oscars 2018/ Kjo është aktorja që veshi fustanin e 50 viteve më parë [FOTO]

Oscars 2018/ Kjo është aktorja që veshi fustanin e 50 viteve më parë [FOTO]

Publikuar më: 13:30 06-03-2018

Oscar ishte evenimenti që i bëri të gjithë të flasin për të mbrëmjen e së dielës.

Qindra aktorë pjesëmarrës prisnin me emocion të dëgjonin emrin e tyre në atë të fituesve. Por një vëmendje dhe rëndësi të veçantë mori edhe veshja. Femrat ishin kujdesur që të dukeshin perfekt edhe në detajin më të vogël, por vetëm disa prej tyre arritën të veçoheshin dhe të vlerësoheshin pozitivisht.

Njëra ndër to ishte aktorja Rita Moreno e cila mante veshur fustanin që kishte veshur edhe 50 vite më parë. Në fustanin e saj mbizotëronte kombinimi i ngjyrës së zezë me atë të artë.

Të njëjtin fustan Moreno kishte zgjedhur ta vishte edhe në ceremoninë e çmimeve Oskar në vitin 1962 ku mori çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “West Side Story”.

rita2.jpg

rita-moreno-same-dress-oscars_759_ap-twitter.jpg

rita-moreno-oscar.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445