INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ose makinën, apo paratë!" Arrestohet në Itali 38-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 15:39 17-09-2017

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pas kërcënimeve që i bënte një shtetasi italian. Ky i fundit ishte në borxh me shqiptaron, dhe nuk kishte arritur t’ia kthente atë. Kjo ishte arsyeja se psei riu italian u detyrua ti dorëzonte makinën e tij Volksëagen Golf Seria 4 si garanci shqiptarit. Me pak fjalë, ai duhej të paguante ose të nënshkruante dokumentet për dorëzimin përfundimtar. Gjatë kësaj kohe dhënësi i borxhit do të mbante si peng autoveturën . Takimi me personin që kkishte për ti paguar borxhin ishte i pashmangshëm, për ta shitur makinën në mënyrë të përhershme ose për të zgjidhur "borxhin". Njësia e Operacioneve të karabinierëve të kompanisë Desenzano del Garda, ishte tashmë në afërsi të stacionit hekurudhor të Desenzano, vendit ku u zhvillua takimi. Autori është identifikuar në një 38-vjeçar shqiptar, që jetonte në Itali pa nju vendbanim të qëndrueshëm, me emra të shumtë. Ai u shoqërua në burgun "Canton Mombello" në Brescia, ku i riu shqiptar do të qëndrojë deri ë përfundim të hetimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441