INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSHEE. 27.5 miliardë lekë arkëtime në 5 muaj

OSHEE. 27.5 miliardë lekë arkëtime në 5 muaj

Publikuar më: 17:19 30-06-2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se arkëtimet totale gjatë vitit 2017 kanë arritur në 27.5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 4.6 % më shumë. Gjatë publikimit të të dhënave statistikore për 5-mujorin e parë të këtij vitit OSHEE tha se sasia e energjisë së shitur ka pësuar rritje me 3% ose 56 mijë mwh më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Por nga ana tjetër kjo kompani është detyruar që të shtojë sasinë e importit të energjisë. Vetëm për muajin korrik, OSHEE ka shpenzuar 17 milionë euro për të blerë energji. Kjo situatë e ka bërë OSHEE që të rishikojë buxhetin, duke rialokuar fondet nga investimet tek blerja e energjisë. Por sipas kompanisë kjo situatë nuk do të cenojë furnizimin me energji të popullatës. Disa mungesa të energjisë përgjatë kësaj periudhe, OSHEE i justifikon me dëmtimin në rrjet nga punimet e kompanive private. Niveli i humbjeve në rrjet ka zbritur në 28.7% ose 1.01% më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379