Në datat 3 dhe 4 korrik disa zona në kryeqytet do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi për mediat OSHEE ka bërë me dije se për shkak të punimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e kabinave do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.
Në njoftimin e OSHEE saktësohen oraret kur do të bëhet stakimi i energjisë dhe zonat.
Njoftim për abonentët Tiranë:
Për shkak të punimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e kabinave, në datat 3-4 korrik do të stakohet energjia në disa zona
3 korrik/09:00-16:00
rruga “Riza Cuko”, rruga “Myslym Keta”, rruga “Xhafer Zelka”,
12:00-15:00/rruga “Tasim Shehu”
09:00-15:00/rruga “Thoma Koxhaj”, rruga “Kole Koci” dhe rruga “3 Dëshmorët” në Yzberisht, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Bardhyl”, rruga “Nasi Pavlo”, rruga “Jan Kukuzeli”,
09.00-11.00/rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjin Bue Shpata”
4 korrik/09:00-15:00
rruga “Teodor Keko”, zona e Astirit, rruga “Arkitekt Sinani”
09:00-16:00/rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”,
01:00-03:00/ rruga “Thanas Ziko”, rruga “Dervish Hekali” , rruga “4 Dëshmorët
03:00-05:00/ rruga “Qazim Vathi”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Sitki Çiço”,
05:00-06:00/ rruga “Ali Baushi”