Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), për shkak të punimeve për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, është duke kryer një sërë remontesh dhe punimesh në disa nënstacione në të gjithë vendin. Kësaj here OSHEE është duke kryer punime në nënstacionin e Vorës. në qarkun e Tiranës, duke kufizuar energjinë elektrike për këto zona: Fushë – Prezë pjesërisht dhe zona e Rinasit pjesërisht. Kufizimi i energjisë elektrike do të fillojë ditën e nesërme në datën 8 nëntor dhe do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.