Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton gjithë abonentët e Tiranës se nesër(17 korrik) do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona.
Sipas njoftimit, të OSHEE energjia elektrike do të ndërpritet për shkak të disa punimeve të planifikuara në NST Tec Kombinat.
Njoftim për abonentët e rajonit Tiranë
Për shkak të punimeve të planifikuara në NST Tec Kombinat, për fuqizimin e rrjetit elektrik, te cilat do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit me energji elektrike në disa zona në periferi të Tiranës, nesër 17 korrik nga ora 04:00-07:00, do të ketë ndërprerje të energjisë në këto zona:
Kombinat, Rr. Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Spitali, Zjarrfiksja, Yzberisht, Energjitika, Tec, Vaqarr, Sharre, Fshatrat: Kasalle, Vaqarr, Vishaj, Damjan, Prush, Shkolla Edukimit, Private ( Spango, Sakollari, Alban Jegeni, Freeëing, Eurotrade).