Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE),ka njoftuar gjithë abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Shkak për këtë shkëputje të remontit të planifikuar në nënstacionin e Vorës, në fiderin Rinas 6 kV, në datën 25 tetor do të ketë stakim të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 15:00.
Kështu pa drita do të jenë zonat: Fushë Prezë dhe Rinas, ndërsa nga remonti në Farkë, pa drita do të jenë: Baldushk, Vishnjë, Vrap, Arbanë, Picallë, Mjull Bathore, Lundër.