INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSHEE rrit në 2018 me 10% çmimin e energjisë për bizesin

OSHEE rrit në 2018 me 10% çmimin e energjisë për bizesin

Publikuar më: 11:02 29-12-2017

Për bizneset që punojnë me energji dhe e kanë të lidhur me tension 35 kilovolt nëse nuk e sigurojnë dot vetë energjinë, do ta marrin nga OSHEE në 2018 me çmim më të lartë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë thotë se në kuadër të liberalizmit bizneset mund të dalin në tregun e lirë për ta siguruar të vetë energjinë, por ata që nuk e realizojnë dot do ta marrin nga OSHEE 10% më shtrenjtë. 

Për ta siguruar energjinë OSHEE do të nisë tenderat për të gjithë bizneset që nuk kanë gjetur vetë furnizues.
Politika e liberalizimit për konsumatorët e mëdhenj të energjisë është bërë që të lehtësohet OSHEE nga ky detyrim. Po gjithësesi ekpertët mendojnë se bizneset do të jenë të pambrojtur nga luhatjet e çmimit, pasi ata mund ta sigurojnë vetë energjinë më lirë, por në periudha thatësire rrezikojnë ta blejnë me çmim më të shtrenjtë se ato të caktuara nga tregu, që aktualisht luhaten nga 9.5 deri në 14 lekë për kvh.

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164