Ditën e nesërme një pjesë e madhe e zonave periferike të kryeqtetit nuk do të kenë drita dhe ujë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen për riparimin e izolatorëve të dëmtuar do të stakohet energjia në një segment të linjës 35 kV, L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, nga kabina Surrel 35/0.4kV, nënstacioni Qafë Mollë.
Punimet do të kryhen nga ora 09:00-14:00 dhe pa energji gjatë kësaj kohe do të mbeten:
N/Stacioni QafëMollë, fidrat e fshatit 10kV dhe pompat e Ujësjellësit Tiranë. Gjithashtu dhe fshatrat Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag dhe Derje.