OSHEE në Tiranë ka dërguar për ndjekje penale 18 abonentë, gjatë 1722 kontrolleve të përbashkëta me policinë e shtetit.
Nga këto kontrolle, 300 verifikime janë kryer në biznese.
Nga akt-konstatimet, në prani të policisë gjyqësore, 18 abonentë, ku gjysma ishin biznese, rezultuan se kishin shkelur ligjin, duke vjedhur energji elektrike përmes lidhjeve të dyta, jashtë sistemit matës dhe rilidhjeve pas ndërprerjes si debitorë.