OSHEE ka hartuar hartën ku duhet të telefononi për ndërprerjen e enrgjisë elektrike gjatë natës. Ajo ka publikuar numrat e telefonit të dispecerive qendrore në rrethe, për të gjithë abonentët e saj. Këta të fundit mund të ankohen aty për mungesën e energjisë elektrike edhe gjatë natës.
Çdo rreth, do të ketë numrin e vet të telefonit në situatën emergjente të natës.
Edhe nëse nuk do të arrihet në kohë lidhja e energjisë, është shumë i domosdoshëm marrja e informacionit për të shmangur edhe ndonjë tragjedi nga rënia në rrymë elektrike e në kontakt me ujin.