INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSKAR - i parë për Shqipërinë, e merr sopranoja Ermonela Jaho

OSKAR - i parë për Shqipërinë, e merr sopranoja Ermonela Jaho

Publikuar më: 08:22 16-05-2016

International Opera Awards i ka dhënë çmimin e parë për herë të parë Shqipërisë. Atë e morri sopranoja shqipëtare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho.
Ajo ishte e nominuar në kategorinë  Reader`s Aëard, dhe arriti të triumfonte mes shumë figurave të shquara të artiti rus dhe latin.

Me votat e marra nga e gjithë bota, Ermonela Jaho u kurorëzua si fituesja e International Opera Awards. Ky çmim, katë njëtat vlera si “Oskari” i filmave, por këtë herë  jepet në Festivalin e Operas Botërore. Aktiviteti i ndarjeve të çmimeve u organziuar në Teatrin Savoy të Londrës.

“Çmimi i Publikut në Opera Awards 2016 është për të jashtëzakonshmen Ermonela Jaho”, shkruan The Opera Awards.

Jaho konkuronte me shumë të famshëm të tjerë, si Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Me rastin e ndarjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly.
 
Sopranoja pas marrjes së trofeut ka shkruar në facebook: "Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë. Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues... Ju dua të gjithëve!”

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223