Gjatë ditës së djeshme u fol për një sherr të mundshëm që mund të ndodhte serish mes dy grupeve rivale, Babastars dhe OTR.
Kjo pasi që të dyja grupet kishin koncert në të njëjtën datë, në të njëjtin qytet. Duke marrë shkas nga sherri i tyre i fundit që përfundoi në përdorimin e armëve dhe në plagosjen e Noizyt, dukej shumë i mundshëm një konfrontim i dytë mes tyre.
Por ishte menaxheri i djemve nga Prishtina dhe njëkohësisht ai që qëlloi reperin nga Tirana, që i qetësoi të gjithë duke thënë se diçka e tillë nuk do të përsëritej më, pasi gjithçka kishte ndodhur ishte lënë pas. Megjithatë Noizy teksa postonte video nga koncerti i tij në Mitrovicë mbrëmjen e kaluar, krenar që ambienti ishte full, dërgoi edhe një mesazh për konkurencën. "Dua të di, konkurenca si po kalon", shkruan ai mbi video shoqëruar me një Emoji që qesh.
Një ironi të cilës nuk e dimë nëse djemtë e Babastars do t'i kundërpërgjigjen.