Sherri i vitit 2016 mes OTR dhe Babastars, ku Noizy u përplas fizikisht me Albert Krasniqin dhe Cozman tashmë ka marrë edhe vendimin nga ana ligjore.
Sipas Kallxo.com, sot Gjykata e Prishtinës ka përfunduar procesin për Albert Krasniqin, personi i cili plagosi Noizy-n duke i caktuar 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyjë kundrejt shumave monetare.
Sipas vendimit të gjykatës, Krasniqi duhet të paguajë edhe një masë shtesë prej 8 mijë eurosh.
Përsa i përket palës tjetër, reperi Noizy është dënuar me një gjobë prej 2 mijë eurosh në kuadër të ngjarjes së ndodhur.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës, si Noizy ashtu edhe Albert Krasniqi kanë pranuar fajin para autoriteteve ligjzbatuese./intv.al/