Reperi Fero publikoi këngën e tij më të re e cila është dedikim për të dashurën e tij, Arbenita Ismajlin. Në videoklip vëmendja kryesore është tek modelja e cila shfaqet duke pozuar në disa skena.
Kënga është pritur nga të gjithë shumë mirë dhe të shumtë janë ata që kanë uruar Feron për këtë projekt. Madje si çdo herë ata që japin më shumë mbështetje Feros janë antarët e grupit 'ON Records' dhe anasjelltë, ai atyre.
Mirëpo ne të intv.al kemi vënë re se si duket diçka nuk shkon mes Rinës dhe Arbenitës. Kjo për vetë faktin se edhe pse reperja e suksesshme ka bërë 'tag' Feron, ka "harruar" të bëjë 'tag' edhe Arbenitën, e cila del më shumë se reperi në këtë klip.
Edhe sikur të ketë "harruar", s'mund të kenë "harruar" të ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.
'Sot për sot miqtë në Instagram duken, apo jo?!' Kjo mund të jetë një klishe që përdoret në sensin e shakasë, por shpesh herë është vërtetuar se një 'follow', 'unfollow', 'like' etj, etj, tregon shumë. Nuk e dimë se çfarë ka mes vajzave, por të paktën presim të na tregojnë ato vetë. Tani rëndësi ka që Rina e pëlqen këngën e Feros, pasi në story të tjera shkruan 'Zjarrrrr'./intv.al/