Një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar është padiskutim reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli. Kjo e fundit që prej thashethemeve që dolën fillimisht për një romancë të mundshme me Feron ka qenë në qendër të mediave rozë dhe tashmë është ndër më të ndjekura.
Mirëpo, me siguri e kishit harruar ku e keni parë Arbenitën para se të bëhej e dashura e Feros. Modelja kishte marrëdhënie pune me këngëtarin e njohur 2Ton dhe është shfaqur në klipin e tij "Ani nasht" në vitin 2015.
Ajo shfaqet në skenat e klipit e veshur me një fustan rozë të ngushtë, teksa ecën rrugëve të qytetit dhe 2Ton e ndjek nga pas, siç mund ta shihni në videoklipin e mëposhtëm.