INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Overdozë', Ardian Bujupi përfundon në spital

'Overdozë', Ardian Bujupi përfundon në spital

Publikuar më: 18:29 12-04-2021

Ardian Bujupi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, e pavarësisht se jeton në Gjermani, “shpërthimin” e karrierës e pati me këngët në gjuhen shqipe. Bashkëpunimet e tij “Çika çika” dhe “Andiamo” , që u kthyen menjëherë pas publikimit të tyre në hit, vazhdojnë dëgjohen kudo nëpër botë.

Artisti 29 vjeçar është gjithashtu aktiv në Instagram, por këtë herë me postimet e tij nga “ka ngrirë gjakun”. Ardiani ka postuar në Story disa foto që tregonin se ai ishte shtruar në spital.

“Mbidozë,” shkruan ai në një nga postimet ku duket tavani i dhomës së spitalit.
Por se nga çfarë, këngëtari nuk na e shpjegoi.

Më vonë, ai shton se “i urren spitalet”, e në fund duke na lënë të kuptojmë se është mirë me shëndet dhe e kaloi të gjithën Bujupi shkruan: “Ti nuk mund të më mundësh, askush nuk mund të më ndalë, as trupi im! Ju uroj një ditë të shëndetshme”.

Edhe ne i urojmë Ardianit, dhe të gjithë ju , një ditë të shëndetshme!

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318