INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ow, çfarë po ndodh? I dashuri i Elvana Gjatës është djali i biznesmenit të njohur shqiptar? [FOTO]

Ow, çfarë po ndodh? I dashuri i Elvana Gjatës është djali i biznesmenit të njohur shqiptar? [FOTO]

Publikuar më: 20:39 20-07-2018

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Për jetën e saj sentimentale ajo nuk ka folur kurrë në publik, por interesi është tejet i madh. E ftuar disa muaj më parë në një emision, këngëtarja tha se Zoti e ka bekuar me një fat të mirë, por pa e zgjatur më shumë dhe pa dhënë asnjë detaj për këtë.

E teksa po shijon pushimet e saj në mediat në vend po aludohet se nëpërmjet një videoje në Instagram, Elvana zbuloi padashur fytyrën e partnerit të saj, i cili shfaqej i ulur në sediljen e parë të një makine luksoze.

Ata kishin bërë një udhëtim me helikopter së bashku dhe më pas Elvana hodhi një video teksa bënte xhiro me makinë nëpër rivierën franceze.

GJATAAA.jpg

Disa burime të afërta pranë çiftit kanë thënë për “Iconstyle.al” se i dashuri i Elvanës është djali i një biznesmeni të njohur shqiptar, i cili ka edhe një hotel luksoz në Tiranë. Këto burime kanë treguar se Elvana dhe i dashuri i saj janë parë së bashku teksa kanë qenë duke drekuar me familjarët e tyre në restorantin e këtij hoteli, duke e bërë kështu lidhjen e tyre serioze. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, miku dhe stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, postoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte këngëtaren, duke rritur dyshimet se i dashuri kishte propozuar për martesë Elvanën.

DKA.png

Article Logic
Execution time: 0.0041179656982422