Enca dhe Noizy kanë qenë dyshja më e njohur e showbiz-it shqiptar. Tashmë secili po ndjek karrierën individuale, pas largimit të Encës nga grupi OTR. Ata kanë dy bashkëpunime: “Ata nuk e dinë” dhe “Bow Down”. Kënga e dytë e tyre pati një sukses të paparashikueshme duke arritur shifrën mbi 100 milion klikime.
Së fundmi ‘mbretëresha e Instagram-it” ka bërë një postim mjaft ngacmues për ne. Ajo në foton e postuar ka si mbishkrim: “Bow Down Bitches”. Madje e ka shoqëruar me ikona ‘emoji’ ku janë një femër dhe mashkull, ku me siguri e ka fjalën për mbretëreshën dhe mbretin, ashtu siç edhe teksi i referoje asaj dhe Noizyt. Epo tani nuk dihet nëse e ka marrë malli për Noizy-n apo jo , por me siguri e ka kujtuar kur e shkruajti./intv.al/