INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Owww, nuk pritej! Shpesh i krahasojnë bashkë, por tani RIHANNA poston foton e Era Istrefit [FOTO]

Owww, nuk pritej! Shpesh i krahasojnë bashkë, por tani RIHANNA poston foton e Era Istrefit [FOTO]

Publikuar më: 13:12 22-08-2018

Që në fillimet e saj, Era Istrefi është krahasuar gjithmonë me Rihanna-n dhe me Sia-n. E ky krahasim nuk u bë vetëm nga ne shqiptarët, por edhe nga mediat e huaja, si “Billboard”, “Vogue”, “Elle” etj. Ekzotike, seksi, tërheqëse, “dërrmuese” dhe mjaft të bukura, Rihanna dhe Era duket sikur janë binjake dhe jo kolege, pasi ato ngjasojnë jo vetëm në stil, në zhanerin e muzikës që bëjnë, por edhe në timbrin e zërit që kanë. Ndërkohë që të gjithë ëndërrojnë për t'i parë këto dy vajza bashkë, duket se bashkëpuntorja e Erës ka gjetur mënyrën më të thjeshtë dhe efikase për ta vendosur atë krahas yllit botëror.

Faqja zyrtare e linjës kozmetike të Rihannës, të cilën vetë këngëtarja ka thënë shpesh se kujdeset edhe personalisht për postimet, ka publikuar një foto të Erës, e cila është grimuar pikërisht me produktet e Fenty Beauty. Grimieria Sellma Kasumoviq, ia ka dalë mbanë që me grimin e krijuar, të tërheqë vëmendjen e faqes e cila në postim ka bërë tagg si grimieren ashtu edhe Erën. Vetëm pas pak minutash, në instagramin e Fenty Beauty është publikuar një foto e Rihannës. Më pranë se kaq, nuk kishin qënë kurrë më parë këngëtaret.

era_riri.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0031099319458008