Mesut Ozil u largua duke lënë një shije të hidhur te skuadra e Gjermanisë.Por i vetmi lojtar që i qëndori pranë mesfushorit të Arsenalit ishte Zherom Boateng.
Dhe duket se kjo është vlerësuar shumë nga Ozil i cili e ka falënderuar mbrojtësin duke thënë: “Faleminderit për fjalët e tua, vëlla. Te Gjermania ke qenë gjithmonë një mik, i cili nuk më ka munguar edhe në momente të vështira.”
Më parë Boateng kishte kritikuar shokët e tij të skuadrës për heshtjen ndaj çështjes së Ozilit. “Ku ishin shokët e ekipit, që ka falënderuar Ozil? Mesa duket nuk kanë dashur të flasin pasi kanë menduar se nuk do të dukeshin mirë në sytë e tifozëve gjermanë.” – kishte thënë mbrojtësi i Bajernit të Mynihut.