INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa akreditim s’ka njohje diplomash/ Problemi në Universitetin e Tiranës po merr zgjidhje[VIDEO]

Pa akreditim s’ka njohje diplomash/ Problemi në Universitetin e Tiranës po merr zgjidhje[VIDEO]

Publikuar më: 14:38 18-10-2018

Mos akreditimi i universiteteteve publike rrezikoi mosnjohjen e diplomave të studentëve, që mbarojnë degët e ndryshme. E kjo problematikë zgjati jo pak kohë, por dy vjet. Sipas Dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule edhe statusi mbajti peng  buxhetin.
‘’Miratimi i statusit të akreditimit, dy vjet u sorollat. Fakulteti ekonomik ka problem me infrastrukturën. Buxheti është miratuar nga senati, nga Bordi dhe nuk ka filluar të bëhët ai detyrim, për të cilin studentët kanë paguar tarifat. Pas miratimit të statusit do fillojë dhe veprimtaria kërkimore, do ngrihen komisionet e doktoraturave dhe tituje.’’

Por, tani sipas dekanit Kule, duket se gjithçka është drejt hapave të fundit, pasi rekomandimet e ekspertëve për procesin e akreditimit janë plotësuar nga Universitet i Tiranës.

’’Jemi në procedurat fundore të miratimit të statusit të akreditimit. Në momentin që do firmoset nga Ministria e Arsimit, studentët do fillojnë të organizohen. Ka ardhur ekipi që kreu verifikimiet, ku tani gjeti një situatë ndryshe. UT është më i konsoliduari.’’

Që procesi i akredititimit të quhet i përfunduar pritet që të nisë dhe faza e dytë në të gjitha shkollat e larta. Ajo ka të bëjë me akreditimin e programeve mësimore. 

dhori_2okok.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262