Vajza e Mbretit të Rock and Roll, Lisa Marie Presley, duket se nuk i ka aspak mirë mardhëniet me pasurinë që trashëgoi nga babai i saj.
Së fundmi ajo gjendet në një luftë ligjore me ish-menaxherin e saj, i cili e ka hedhur në gjyq me pretendimin se 50 vjeçarja i detyrohet atij 800 mijë dollarë.
Nga ana tjetër Lisa gjithashtu po përballet me akuza nga ish-bashkëshorti, i cili sipas kushteve ligjore pas divorcit, kërkon suport financiar.
Për shkak dhe të abuzimit të saj me alkoolin, dhe shpenzimeve marramendëse për jetesën, duket se vajza e Elvis Presley ka mbeur pa asnjë qindarkë në xhepa dhe nuk mund të përballojë të shlyejë asnjë nga detyrimet ligjore që i janë ngarkuar.