Para dy ditësh Luana publikoi videoklipin e saj më të ri në bashkëpunim me grupin TNT me këngën "Moj bjondinë me sytë e zi".
Luana tërhoqi shumë vëmendjen me pamjen në klip ku u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, flokët e lëshuara dhe buzët e kuqe si qershi.
Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet në Youtube, aty ku numëron mbi 600 mijë klikime.
E megjithatë duket se këtë sukses Luana ja ka "për borxh" motrës së saj Marinës.
6 vite më parë në një Intervistë për 'Prive', Marina ka zbuluar se një prej teksteve të këngëve që pëlqen më shumë është ai i këngës "Moj bjondinë me zytë e zi".
Epo mund të themi se motrat Vjollca nuk gabojnë kurrë me shijet e tyre.