Ka vetëm pak javë që këngëtarja Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon.
Adelina duket se i është dedikuar tërësisht të voglit të saj, ndaj çdo moment ndan foto me Jonin duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij, por ka publikuar edhe imazhe të saj ku tregon linjat e trupit, vetëm disa javë pas lindjes.
Ndërsa ditën e sotme, Adelina Tahiri është shfaqur ujë e sapun në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në “Insta Story” një foto ku shfaqet në makinë, pa make up dhe me flokët e mbledhura pas, por mund të dallohen edhe sytë e saj bojqielli.