Penelope Cruz rikthehet sërish në ekranin e kinemasë me një projekt që do t’ju lërë gojëhapur.
Bëhet fjalë për një film spanjoll të titulluar “Ma Ma”, që e gjen aktoren në rolin e një mësuese të papunë me një djalë të vogël e cila vuan nga kanceri i gjirit. Krejt e zhveshur, pa flokë dhe me një ngarkesë të jashtëzakonshme emocionale, Peneplope sjell në jetë një figurë të rrallë, të cilën vetë ajo e ka cilesuar si rolin më të ndjerë në të gjithë karrierën e saj. Sa i përket filmit ai është publikuar që vitin e kaluar në Spanjë, ndërkohë që tashmë pritet të jetë i aksesueshëm për kinematë e mbarë botës!